Bruksel, 9 nëntor - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka zhvilluar një takim në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki.
Sipas një deklarate nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë i Komisionit Evropian, Mogherini dhe Maliki në Bruksel kanë diskutuar për problemin Palestinë - Izrael dhe në lidhje me zgjidhjen me dy shtete.
Në deklaratë theksohet se Mogherini ka ripërsëritur se "zgjidhja me dy shtete është rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit Izrael - Palestinë" dhe se Mogherini dhe Maliki kanë vlerësuar situatën në Gaza.
Ndërkohë në anën tjetër bëhet e ditur se Maliki gjatë ditës ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale pas takimit, Reynders kishte njoftuar se "Është rritur statusi i misionit të Palestinës në Bruksel".
-
Mogherini: Zgjidhja e konfliktit Izrael – Palestinë, me dy shtetet kryeqytet Jerusalemin
-
Diplomatët evropianë diskutojnë lidhur me marrëveshjen për ndihmat në Gaza
-
BE-ja beson se krijimi i shtetit palestinez është e vetmja garanci për siguri
-
Borrell: Duhet ta ndërtojmë një shtet palestinez, s’do të lejohet pushtimi i Gazës
-
Borrelli udhëton gjatë javës në Izrael e Palestinë: Zgjidhja arrihet vetëm me dialog