Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë ka kërkuar që kisha të mos përzihet në punët e Qeverisë, meqë bëhet fjalë për shtet laik, shkruan gazeta “Vijesti” të enjten.
Në Mal të Zi, por edhe në Serbi, kisha ortodokse ka rol të madh.
"Mali i Zi është një shtet sovran. Çështjet fetare nuk duhet të ndërhyjnë në funksionet e ekzekutivit. Ky është parimi bazë i ndarjes së kishës nga shteti në një shtet laik, siç është Mali i Zi", thuhet në përgjigjen e delegacionit të BE-së për gazetën podgoricase.
Reagimi i BE-së vjen pasi të mërkurën, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, tha se pret që politikanët fitues nga zgjedhjet e fundit parlamentare të gjejnë zgjidhje të përbashkët për këtë apo për qeverinë e re.
Qeveria në Mal të Zi është gati të rrëzohet.
Kryetare e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi është Oana Kristina Popa.
-
Komisioni Evropian kërkon përmbajtje të palëve në Mal të Zi
-
Brukseli pret që Mali i Zi të vazhdojë me përshtatjen e qëndrimeve me BE-në
-
BE-ja bën thirrje për një qeveri “vërtet pro-evropiane” në Mal të Zi
-
Pusiq: Nëse Mali i Zi dështon të anëtarësohet në BE, do ta humbë pavarësinë
-
BE-ja nis hartimin e traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi