Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja u kërkon politikanëve në Ballkanin Perëndimor të respektojnë tribunalet ndërkombëtare

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim e Fqinjësi, Oliver Varhelyi, kanë thënë se vendimi i dhënë sot në Hagë ndaj kriminelit të luftës Ratko Mladiq, do të kontribuojë në shërimin e të gjithë atyre që vuajtën në Bosnjë.

Në një deklaratë të përbashkët të tyre thuhet se Bashkimi Evropian pret nga politikanët e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë me gjykatat ndërkombëtare.

“BE-ja pret që të gjithë aktorët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Ballkanin Perëndimor të tregojnë bashkëpunim të plotë me tribunalet ndërkombëtare, të respektojnë vendimet e tyre dhe të pranojnë pavarësinë e paanësinë e tyre”.

Vendimi i sotëm, thanë ata, është mundësi për Bosnjën që t’i nderojë viktimat dhe të promovojë ambient të favorshëm për pajtim për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.

Borrell dhe Varhelyi shtuan se gjykatat ndërkombëtare dhe ato të brendshme në Bosnjë dhe vendet fqinje duhet të vazhdojnë misionin e tyre për sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

"Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri," thuhet në fjalën e tyre.

Edhe Burgim i përjetshëm për “Kasapin e Ballkanit” Video Burgim i përjetshëm për “Kasapin e Ballkanit”

Mlladiq, i njohur me nofkën "kasapi i Bosnjës", do të vuajë dënim të përjetshëm, ku i është konfirmuar dënimi i shkallës së parë i shqiptuar në vitin 2017 për orkestrimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë.