Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka shprehur shqetësimin rreth situatës në të cilën ndodhen partitë opozitare në Turqi. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se është i shqetësuar për faktin se lideri i Partisë Demokratike Popullore në Turqi, Selahattin Demirtash, vazhdon të mbahet në burg që nga viti 2016, “megjithëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka lëshuar dy vendime në favor të lirimit të tij”.
Ai është ngritur edhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Turqi për ta pranuar kërkesën për mbylljen e Partisë Demokratike Popullore, ndalimin e veprimtarisë së 451 pjesëtarëve të kësaj partie dhe ngrirjen e llogarive të tyre bankare.
Borrell ka paralajmëruar se për të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi, Ankaraja duhet t’i “respektojë vlerat themelore të demokracisë, sundimin e ligjit dhe lirinë e veprimtarisë politike”.
-
Protesta në Stamboll në mbështetje të liderit të arrestuar të opozitës, Ekrem Imamoglu
-
Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll
-
Behrami: Reagimet e BE-së ndaj Kurtit – si lojë e koordinuar mes tyre
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë