Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja do t’i ngrijë asetet evropiane të mbajtura nga Putini dhe Lavrovi

Një zyrtar i BE-së ka thënë se blloku ka vendosur të ngrijë asetet evropiane të mbajtura nga presidenti rus Vladimir Putin, dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Megjithatë, është e paqartë nëse ndonjëri prej tyre ka asete të rëndësishme në BE.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë vendosur të enjten sanksione ndaj Rusisë, derisa sot pritet të dalë me paketë të re të sanksioneve edhe BE-ja.