Ekzekutivi i Bashkimit Evropian tha të premten se dëshiron të ndalojë udhëtimin ajror nga Afrika Jugore, për të parandaluar përhapjen e një varianti të ri COVID-19.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë se ajo "propozon, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare, të aktivizohet frena emergjente për të ndaluar udhëtimin ajror nga rajoni i Afrikës Jugore", shkruan AP.
Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut që shkencëtarët thonë se është shqetësues për shkak të numrit të lartë të mutacioneve dhe përhapjes së shpejtë mes të rinjve në Gauteng, provinca më e populluar e vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Evropa e izolon Britaninë pas shpërthimit të ri të virusit
-
OBSH-ja rekomandon që personat me probleme shëndetësore të mos udhëtojnë shkaku i variantit të ri
-
Shefi i OKB-së i shqetësuar për izolimin e Afrikës Jugore për shkak të Omicronit
-
Presidenti i Afrikës së Jugut bën thirrje të hiqen ndalimet e udhëtimeve si pasojë e Omicronit
-
Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron