Presidenti i Afrikës së Jugut ka dënuar ndalimin e udhëtimeve që është vendosur kundër vendit të tij dhe fqinjëve për shkak të variantit të ri të koronavirusit të njohur si Omicron.
Cyril Ramaphosa ka thënë se është “thellësisht i dëshpëruar” nga veprimi, të cilin e ka përshkruar si të pajustifikueshëm, dhe ka bërë thirrje që menjëherë të hiqet ndalimi i udhëtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBritania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja janë në mesin e shteteve që kanë vendosur ndalim udhëtimi.
Omicron është klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si variant shqetësues. Dëshmitë e hershme sugjerojnë se ka rrezik më të lartë të riinfektimit.
Varianti i ri që ka mutacione të shumëfishta është zbuluar në Afrikë të Jugut këtë muaj dhe OBSH-ja ka raportuar për të të mërkurën e kaluar.
Të hënën, Japonia është bërë vendi i radhës që ka mbyllur kufijtë, duke ndaluar gjithë të huajt të futen në shtet nga 30 nëntori.
OBSH-ja ka paralajmëruar shtetet kundër vendosjes së masave nxituese për kufizim të udhëtimit.
“E vetmja gjë që ndalimi i udhëtimit do të bëjë është të dëmtojë më tepër ekonomitë e vendeve të prekura dhe të minojë aftësitë e tyre për të reaguar dhe për t’u rikuperuar nga pandemia”, tha Ramaphosa.