Ish-shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është caktuar si udhëheqëse e Misionit të BE-së për Polici dhe Sundim të Ligjit në territorin e Palestinës (EUPOL COPPS).
Ajo është bërë gruaja e parë që e drejton EUPOL COPPS, ka njoftuar faqja zyrtare e BE-së.
Gjatë karrierës diplomatike mbi 25-vjeçare, Apostolova ka shërbyer në pozita të larta në Lindje të Mesme dhe Ballkan. Ajo kishte shërbyer si shefe e delegacionit të BE-së në Libi nga korriku i vitit 2013 deri në gusht të vitit 2016 dhe si shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë nga shtatori i vitit 2016 deri në gusht të këtij viti.
Si zëvendëskryetare në EUPOL COPPS është emëruar një grua tjetër, Katja Dominik nga Gjermania.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolovan
-
Apostolova: Takimet e mia me liderët politikë nuk nënkuptojnë se i mbështes veprimet e tyre
-
Apostolovës i vazhdohet mandati në Kosovë deri më 31 gusht 2020
-
Apostolova në KFOR: Siguria në rajon, parakusht për ringjalljen e dialogut
-
Gjermani Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë