Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se takimet me liderët politikë janë pjesë e detyrave të mandatit të saj, dhe kjo nuk nënkupton që ajo i mbështet veprimet e tyre.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se veprimet e akterëve politik duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
“Sa i përket relacionit të takimeve të mija me liderët e Kosovës, duhet t’i takojë të gjitha partitë dhe liderët si pjesë e mandatit tim politik. Takimi me liderët e partive politike nuk do të thotë që i mbështeti veprimet e tyre. Qëndrimi i BE-së është që të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja u bën thirrje partive ta respektojnë vendimin e Kushtetueses
-
Osmani e informon Oravin për takimin konsultativ të planifikuara me liderët e partive politike
-
Osmani takon ambasadorët e shteteve të BE-së: Urgjente heqja e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
BE-ja nuk i ndërlidh masat ndaj Kosovës me mosdraftimin e statutit të Asociacionit
-
Osmani takohet me shefin e zyrës së BE-së, kërkohet respektimi i vendimit të Kushtetueses