Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE dënon hedhjen e raketës nga Koreja e Veriut, shqyrton hapat e ardhshëm

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian dënoi të martën hedhjen e raketave të Koresë së Veriut mbi Japoninë, duke ofruar mbështetjen e bllokut për çdo bisedim në vazhdim lidhur më këtë çështje.

"Ne mbështesim plotësisht thirrjet për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së," tha në një deklaratë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, duke thënë se Bashkimi Evropian do të japë një përgjigje të përshtatshme në konsultim të ngushtë me partnerët kryesorë dhe në përputhje me Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkimi Europian ashpërsoi sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut më 10 gusht.