Bashkimi Evropian ka kritikuar Rusinë për marrëveshjen e armëve me Korenë e Veriut, duke deklaruar se ajo shkel rregullat e OKB-së.
“Rusia po shkel rregullat e OKB-së duke pranuar armë nga Koreja e Veriut për përdorim në luftën e saj të paligjshme, të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës”, ka thënë të premten Shërbimi i Çështjeve të Jashtme të BE-së (EEAS).
Rezolutat e OKB-së synojnë të kufizojnë bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut mbi programin e saj të armëve bërthamore, por në shtator udhëheqësi i vendit Kim Jong Un u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Rusi për bisedime.
Dërgesat e armëve mund të ndihmojë Moskën të hedhë hapa përpara në luftën kundër Ukrainës. Dërgesat vijnë në një kohë kur vendet e BE-së janë prapa premtimit të tyre për të dorëzuar 1 milion municione në Kiev deri në fund të marsit të ardhshëm.
“BE dënon fuqishëm çdo tregti të tillë armësh. BE-ja i bën thirrje Koresë së Veriut dhe Rusisë që të përmbahen nga çdo shkëmbim i pajisjeve ushtarake ose municioneve dhe të respektojnë rezolutat e njëpasnjëshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë EEAS në deklaratën e saj.
-
SHBA-ja “tepër e shqetësuar” me kërcënimin e Putinit për ta furnizuar Korenë e Veriut me armë
-
Koreja e Jugut po shqyrton furnizimin e Ukrainës me armë pas marrëveshjes Rusi-Kore e Veriut
-
BE-ja dështon të miratojë pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë
-
Kallas: SHBA-ja duhet të veprojë nëse Rusia nuk pajtohet rreth armëpushimit
-
Koreja e Veriut ka dërguar trupa të reja në Ukrainë, njofton Seuli zyrtar