Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Baza e re detare ruse në Detin e Zi alarmon Gjeorgjinë

Në fillim të nëntorit, 50 deputetë opozitarë gjeorgjianë iu drejtuan NATO-s dhe shteteve anëtare të BE-së duke bërë thirrje për qëndrim të unifikuar kundër planeve të Rusisë për të vendosur bazë të përhershme detare në rajonin gjeorgjian të Abkhazisë

Planet e Kremlinit kanë ngritur shqetësimet se baza mund ta tërheqë Gjeorgjinë në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe po ashtu t’i dëmtojë planet e Tbilisit për një port në Detin e Zi.

“Ne unanimisht dhe me vendosmëri dënojmë okupimin rus, militarizimin dhe veprimet tjera të Rusisë që synojnë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Gjeorgjisë, një shprehje e re e kësaj është hapja e një baze të përhershme detare ruse në portin Ochamchire”, thuhet në deklaratën e deputetëve gjeorgjianë.

Disa javë më herët lideri de facto i Abkhazisë, Aslan Bzhania, kishte konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Kremlinin për një bazë të përhershme detare në portin Ochamchire në Detin e Zi.

Abkhazia ndërkombëtarisht është e njohur si pjesë e Gjeorgjisë, por ka qenë nën kontroll të Rusisë dhe forcave separatiste që nga vitet 1990-ta.

Edhe 16 vjet më parë, Kaukazi ndryshoi përgjithmonë Botë 16 vjet më parë, Kaukazi ndryshoi përgjithmonë

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë i ka dënuar planet e Rusisë, duke e quajtur “shkelje të rëndë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë”, ndonëse autoritetet në Tbilisi kanë ulur rëndësinë e bazës së përhershme detare, duke thënë se nuk është kërcënim i menjëhershëm.

“Edhe nëse fillojnë ta ndërtojnë bazën në Ochamchire, do t’u duhet së paku tre vjet”, ka thënë Nikoloz Samkharadze, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Gjeorgjisë për “BBC”. “Ne jemi të koncentruar te rreziqet e menjëhershme, dhe jo te rreziqet që mund të vijnë në të ardhmen”.

Ai thotë se Qeveria është më tepër e fokusuar te qytetarët gjeorgjianë që vriten apo kidnapohen nga forcat ruse në afërsi të vijës që ndanë Gjeorgjinë nga rajonet e okupuara të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.

BBC Newsnight dhe Verify kanë analizuar imazhet satelitore që tregon për gërmime e ndërtime në porte, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas administratës de facto të Abkhazisë, puna e gërmimit nënkuptonte se Ochamchire tash mund të priste anije më të mëdha të mallrave me një vëllim zhvendosjeje deri në 13 mijë tonë.

Agjencia e Inteligjencës e Ukrainës pretendon se ndërtimet po bëhen për t’i ndihmuar anijet luftarake të flotës ruse në Detin e Zi që ta përdorin Ochamchiren si port të sigurtë.

Nëse Rusia do ta përdorte Ochamchiren për ta sulmuar Ukrainën apo nëse Ukraina zgjedh të sulmojë anijet ruse, atëherë Gjeorgjia do të bëhej palë në luftë, thotë Natia Seskuria nga Instituti Mbretëror për Shërbime të Bashkuara.

“Nëse Putini ka nevojë që të përfshihet Gjeorgjia apo në një mënyrë ta tërheqë atë në luftë, ai do ta bëjë atë nëse është në interesin e tij. Ai fatkeqësisht ka gjitha aftësitë për të ushtruar presion mbi Gjeorgjinë”, tha Seksuria.

Jo vetëm që kjo ka rritur frikën te gjeorgjianët se mund të tërhiqen në luftë, por ka shqetësime se planet e Tbilisit për një megaprojekt infrastrukturor në Detin e Zi mund të pengohen.

Anaklia është qyteti më i afërt gjeorgjian me Abkhazinë e kontrolluar nga Rusia.

Projekti i Anaklisë shihet si jetik për nxitjen e tregtisë përgjatë të ashtuquajturit Korridor të Mesëm, që është rruga më e shpejtë për të dërguar mallra mes Azisë dhe Evropës.

Rruga shmang përdorimin e Rusisë si një kanal tokësor dhe Banka Botërore ka vlerësuar se mund ta përgjysmojë kohën e udhëtimit dhe ta trefishojë vëllimin e tregtisë deri më 2030.

Kremlini gjatë ka kundërshtuar atë, duke e quajtur projekt amerikan dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se nëndetëset e marinës amerikane do të jenë në gjendje të ankorohen atje.

Por, derisa Gjeorgjia ka një popullatë kryesisht pro-BE, Qeveria e saj ka një marrëdhënie komplekse me Moskën.

Edhe Artistët gjeorgjianë në ballë të luftës për liri krijuese Kulturë Artistët gjeorgjianë në ballë të luftës për liri krijuese

Në vitin 2020, qeveria gjeorgjiane anuloi kontratën për ndërtimin e portit detar në Anaklia. Ndërtimi i portit i ishte besuar një konsorciumi të mbështetur nga bankat e investuesit perëndimorë.

Mamuka Khazaradze, që drejtoi Kosorciumin për Zhvillim të Anaklias, thotë se Qeveria në Tbilisi pengoi zhvillimin e portit për ta qetësuar Moskën.

“Problemi më i madh që kemi me këtë Qeveri është se ajo po i shërben interesave ruse, sepse s’është në interesin rus që të dërgohet Anaklia”, ka thënë Khazaradze.

Ai ka thënë se baza ruse që po ndërtohet vetëm 30 kilometra më larg nga aty është dëshmi.

Konsorciumi i tij e ka çuar Qeverinë gjeorgjiane në arbitrazh ndërkombëtar.

“Ne gërmuam pesë milionë metra kub rërë, 11 metra thellë. Vendosëm 3500 kilometra tuba”, tha Khazaradze, që kryeson partinë opozitare Lelo.

Qeveria gjeorgjiane ka këmbëngulur se plani i portit të thellë detar do të ringjallet dhe oferta fituese do të shpallet së shpejti.

Nikoloz Samkharadze, që kryeson Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme, tha se janë “absurde” akuzat se Qeveria e tij është pro-ruse.

“Si mundet një qeveri pro-ruse të nënshkruajë një marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian, të marrë një regjim pa viza me Bashkimin Evropian dhe statusin e kandidatit për BE?” – ka thënë Samkharadze.

Por, ai tha se Tbilisi ishte i detyruar të vepronte me kujdes me fqinjin e saj verior.

“Ne kemi pasur tri luftëra me Rusinë në 30 vjetët e fundit. Ne nuk kemi ombrellën e sigurisë së NATO-s. Ne nuk kemi solidaritetin ekonomik të BE-së”, tha Samkharadze.

Ai tha se Rusia po e përdor Ochamchiren për ta kërcënuar Gjeorgjinë lidhur me ambiciet e saj për t’iu bashkuar BE-së.

Një vendim përfundimtar mbi aplikimin e Gjeorgjisë për statusin e kandidatit të BE-së pritet të merret nga krerët evropianë në samitin e tyre të dhjetorit këtë javë.

“Rusët...gjithmonë përdorin momentin më të mirë për ta minuar së pari stabilitetin e Gjeorgjisë dhe së dyti kërkesën e Gjeorgjisë për integrimin evropian. Ata përpiqen t’u tregojnë partnerëve evropianë dhe amerikanë se janë shefa të Kaukazit Jugor, kështu që mund të bëjnë çfarë të duan”, tha Samkharadze.

Edhe Rusia po përgatitet për ofensivë të re “në javët e ardhshme” Botë Rusia po përgatitet për ofensivë të re “në javët e ardhshme”

LEXO EDHE: