Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Banorëve të qytetit afgan u bëhet thirrje të evakuohen pas luftimeve

Banorëve në qytetin e rrethuar afgan, Lashkar Gah, u është bërë thirrje të evakuohen para një operacioni ushtarak kundër talibanëve.

Gjenerali Sami Sadat, që po drejton betejën kundër talibanëve në provincën jugore Helmand, i ka bërë thirrje njerëzve të largohen nga kryeqendra e provincës Lashkar Gah sa më shpejt të jetë e mundur.

Së paku 40 civilë janë vrarë në Lashkar Gah në 24 orët e fundit si rrjedhojë e luftimeve, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

Talibanët raportohet se kanë marrë shumicën e qytetit. Por luftimet po vazhdojnë dhe forcat qeveritare kanë thënë se nuk do të lënë atë të bie në duar të militantëve.

Artikuj të ngjashëm