Bankat ruse humbën një total prej 24.95 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, ka thënë një zyrtar i lartë i Bankës Qendrore Ruse në një intervistë me të përditshmen e biznesit RBC të premten.
Kjo është hera e parë që jepen shifra të kësaj natyre që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Rreth dy të tretat e humbjeve të bankave ishin të lidhura me operacionet në valutë të huaj, ka thënë Dmitry Tulin, zëvendësguvernator i parë i bankës qendrore ruse, raporton Reuters.
Tulin shtoi se kishte një në 50 për qind shans që humbjet për të gjithë vitin nuk do të kalonin shifrën prej 25 miliardë dollarë.
Humbjet janë të përqendruara në bankat më të mëdha.
Banka qendrore nuk pret një përsëritje të krizës bankare 2014-2017, kur rregullatorit iu desh të shpëtonte disa huadhënës dhe revokoi licencat bankare të qindra bankave me kapital të dobët.
-
Buxheti i mbrojtjes i Rusisë për vitin 2024 tejkaloi të gjithë Evropën së bashku, thotë studimi
-
Zhvlerësohet sërish valuta ruse
-
Banka Botërore: Ukrainës i nevojiten 411 miliardë dollarë për rimëkëmbje
-
Rënie drastike në të ardhurat e Rusisë nga nafta e gazi
-
Ukraina ia mori Rusisë afro 1 miliard dollarë pajisje ushtarake për pak ditë