Banka Botërore parashikon rritje modeste ekonomike në vitin 2020.
Në raportin për Prospektet Ekonomike Globale, institucioni i huadhënies thotë se ekonomia globale do të rritet 2.5 për qind këtë vit, vetëm pak më shumë se parashikimi prej 2.4% për vitin 2019.
Sipas Bankës Botërore, viti 2019 ka paraqitur rritjen më të dobët që nga kriza globale financiare, një dekadë më parë.
Me gjithë përmirësimin e lehtë të paraparë për këtë vit, Banka Botërore thotë se 2020-a mbetet e cenueshme ndaj pasigurive rreth tregtisë dhe tensioneve gjeopolitike.
"Kjo rritje modeste në ekonominë globale shënon fundin e ngadalësimit që filloi në vitin 2018", tha Ayhan Kose, ekonomist në Bankën Botërore.
Edhe
BQK parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike e përshpejtim inflacioni
"Ne presim përmirësime, por, në përgjithësi, shohim edhe perspektiva më të dobëta të rritjes", shtoi ai.
Banka Botërore ka 189 vende anëtare. Selia e saj ndodhet në Uashington. /Rel