Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Banka Botërore ul parashikimin e rritjes globale për vitin 2022

Banka Botërore ka ulur vlerësimin e saj për rritjen ekonomike globale në 2.9% për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili së bashku me faktorë të tjerë, ka shkaktuar një rënie të madhe, shkruan BBC.

"Rritja globale pritet të bjerë nga 5.7% më 2021 në 2.9% më 2022 - dukshëm më e ulët se 4.1% që ishte parashikuar në janar", thuhet në raportin e Bankës Botërore të Perspektivave Ekonomike Globale.

“Ekonomia botërore pritet të përjetojë ngadalësimin më të madh pas një rikuperimi fillestar nga recesioni global në më shumë se 80 vjet”.

Rritja ekonomike globale ishte rikuperuar në 5.7% vitin e kaluar pas rënies së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

"Lufta në Ukrainë, bllokimet në Kinë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rreziku i inflacionit po godasin rritjen. Për shumë vende, recesioni do të jetë i vështirë për t'u shmangur", ka thënë presidenti i bankës, David Malpass.

Artikuj të ngjashëm