Bangladeshi ka nënshkruar marrëveshje me Mianmarin për rikthimin e qindra-mijëra myslimanëve Rohingya, të cilët kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine, bën të ditur REL.
Detaje të marrëveshjes që është nënshkruar në kryeqytetin e Mianmarit, Naj Pi Tau, nuk janë bërë të ditura.
Bangladeshi ka thënë se ajo është “hapi i parë”, ndërsa Mianmari ka thënë se është i gatshëm t’i pranojë Rohingyat “sa më parë që të jetë e mundur”.
Agjencitë e ndihmës kanë shprehur shqetësim për rikthimin e detyrueshëm të Rohinya-ve nëse siguria e tyre nuk garantohet.
Myslimanët Rohingya janë një pakicë pa shtet, e cila për kohë të gjatë është përballur me përndjekje nga Mianmari, i njohur po ashtu si Birmani.
Mbi 400,000 Rohingya kanë ikur në Bangladesh qëkur ka shpërthyer dhuna në Rakhine në fund të gushtit.
Edhe
Bangladeshi do të kthejë në Mianmar nga 1,500 Rohingya në javë
Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës Rohingya përbën "spastrim etnik".
Deklarata e tij është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani.
"Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya", tha Tillerson.