Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje për mbrojtje të vlerave të përbashkëta globale në një kohë kur rregullat themelore të bashkëjetesës po thyhen në konflikte të tilla si lufta në Ukrainë dhe lufta Izrael-Hamas.
Baerbock ka folur në një konferencë të politikës së jashtme në Berlin të martën.
“Ekziston një gatishmëri për të thyer rregullat themelore të bashkëjetesës sonë, me terror barbar, si në rastin e Hamasit, me një sulm të poshtër ndaj një fqinji, si në rastin e Rusisë. Duket se ka një emërues të përbashkët midis këtyre aktorëve: pritshmëria se nuk ka rend ndërkombëtar, në të cilën shkelja e rregullave sanksionohet”, ka thënë Baerbock.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Pusiq: Frika globale po rritet me shpërbërjen e rendit ndërkombëtar dhe aleancave të vjetra
-
Gjermania kërkon që programi i raketave të Iranit ‘të përfundojë në mënyrë të verifikueshme”
-
Shefja e BE-së: Rrezik real për përshkallëzim të mëtutjeshëm