Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Azerbejxhani thotë se forcat armene kanë granatuar qytetin Ganja

Azerbejxhani ka thënë të dielën se forcat e armatosura të Armenisë kanë granatuar qytetin e dytë më të madh të këtij shteti, në një përshkallëzim të ri masiv të konfliktit në Kaukazin Jugor.

Armenia ka mohuar se ka sulmuar kundër Azerbejxhanit, por lideri i enklavës armene Nagorno-Karabakh ka thënë se forcat e tij kanë shkatërruar një bazë ajrore ushtarake të vendosur në Ganja, raporton Reuters.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit ka thënë se qytetet Terter dhe Horadiz afër kufirit me Nagorno-Karabakh ishin nën granatime të mëdha.

Luftimet filluan një javë më parë dhe ka shkuar në shkallën më të keqe që nga viti 1990, ku 30,000 njerëz ishin vrarë, transmeton KOHA.

Rishpërthimi i një prej “konflikteve të ngrira” nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik ka ngritur shqetësimet për stabilitetin në Kaukazin Jugor, një korridor për transportimin e naftës dhe gazit natyror në tregjet botërore dhe ka ngritur frikën se mund të përfshihen në këtë fuqitë rajonale Rusia dhe Turqia.