Autoritetet në Azerbejxhan kanë thënë të dielen se forcat armene e kanë granatuar qytetin Ganja, duke e lënë një qytetar të vrarë dhe katër të plagosur, teksa kanë paralajmëruar kundërpërgjigje me shkatërrim të caqeve ushtarake brenda Armenisë.
Këto zhvillime shënojnë një përshkallëzim dramatik të luftës në Kaukazin Jugor, që shpërtheu një javë më parë, raporton Reuters.
Deri më tani, luftimet kryesore kanë qenë mes Azerbejxhanit dhe Nagorko-Karabakhut, enklavës armene brenda Azerbejxhanit. Megjithatë, luftimet tani rrezikojnë të shndërrohen të shndërrohen në një luftë direkte me vetë Armeninë.
“Azerbejxhani do të shkatërrojë caqet ushtarake brenda Armenisë, prej të cilës po ndërmerren granatimet e qyteteve”, ka thënë ndihmësi i presidentit azer, Hikmet Hajiyev.
-
Azerbejxhani thotë se forcat armene kanë granatuar qytetin Ganja
-
Sërish luftime mes Armenisë e Azerbajxhanit, të paktën tre të vdekur
-
Azerbajxhani akuzon Armeninë për sulm me raketa
-
Vazhdon të rritet numri i viktimave në luftimet në Nagorno-Karabakh
-
Armenia paralajmëron se Azerbajxhani po përgatit luftë në shkallë të plotë