Botë

Azerbejxhani akuzon për krime lufte ushtarët e saj, thotë se gjymtuan trupat e të vrarëve

Shteti i Azerbejxhanit ka deklaruar se ka akuzuar dy ushtarë të saj për gjymtimin e trupave të vrarë të ushtarëve armenë gjatë konfliktit në Nagorno-Karabakh.

Ata dyshohen se filmuan teksa i bënin veprimet dhe më pas publikuan pamjet në internet, raporton BBC.

Dy ushtarë të tjerë janë arrestuar nën dyshimet se kanë shkatërruar gurët e varrezave që u përkisin armenëve. Prokurori i Azerbejxhanit ka deklaruar se incidentet binin ndesh me mentalitetin e popullit azer.

Forcat armene dhe ato azere ndërkohë kanë njoftuar për fillimin e një shkëmbimi të burgosurish.

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbejxhanit daton shumë moti. Të dy palët ishin përfshirë shtatorin e këtij viti në luftë për zonën e quajtur Nagorno-Karabakh e cila popullohet nga armenë etnikë ndërsa ndërkombëtarisht njihet si tokë e Azerbejxhanit.