Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ayaan Hirsi Ali krahason burkën me flamurin e ISIS-it

Ayaan Hirsi Ali në momentin e fundit ka anuluar vizitën e saj në Australi, ku kishte planifikuar të mbajë një program rreth lirisë së debatit.

Ali është aktiviste dhe ish politikane holandeze, që kohët e fundit ka ngjallë reagime tek myslimanët, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë të fundit për “Seven News”, ajo tha se myslimanet që mbajnë burka, ngjasojnë si me flamurin e ISIS-it.

Hirsi Ali ka ndarë rrugët e saj me fenë myslimane pas sulmit të 11 shtatorit në SHBA.

Ndër të tjera, ajo ka krahasuar burkën me “swastika”, simbolin e emblemës të partisë naziste gjermane.

Ajo ka refuzuar të japë detaje rreth anulimit të vizitës së saj në Australi, por ka thënë se shpesh është kërcënuar dhe akuzuar për islamofobi dhe nxitje të urrejtjes.