Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shri-Lanka paralajmëron mbylljen e një mijë medreseve

Një klerik i lartë i Këshillit Mysliman të Shri-Lankës ka kritikuar planet për të ndaluar burkën. Ky vend ka bërë të ditur një ditë më parë se planifikon të mbyllë edhe më shumë se një mijë shkolla islamike, duke u mbështetur në sigurinë kombëtare.

Ministri i Sigurisë Publike ka thënë se ka nënshkruar dokumentin me të cilin i kërkohet kabinetit qeveritar të ndalohen burkat dhe veshjet e tjera që vishen nga gratë myslimane. Paralajmërimi është dhënë gjatë fjalimit të një ministri qeveritar në një faltore budiste.

Qeveria nuk ka dhënë më shumë detaje për planet e reja. Ministri i Sigurisë Publike ka thënë se gratë dhe vajzat e vendit asnjëherë nuk mbajnë burka, megjithëse e ka pranuar se në vend ka edhe shumë shtetase të besimit mysliman.