Turqia ka lëshuar urdhërarrest për qindra persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fetullah Gulen, personin që qeveria e konsideron përgjegjës për grusht-shtetin e vitit 2016.
Herët të martën, autoritetet urdhëruan arrestimin e 30 pjesëtarëve të marinës dhe rojës bregdetare, shkaku i lidhjeve me Gulenin. Ky i fundit ndodhet në azil në SHBA dhe i mohon akuzat për orkestrimin e grusht-shtetit. Në operacionin e dytë, autoritetet urdhëruan arrestimin e 102 personave të tjerë, përfshirë ushtarë dhe staf të sigurisë në 23 provinca, raporton KTV.
Që nga grusht-shteti në Turqi janë arrestuar 160 mijë njerëz dhe pothuajse po kaq janë përjashtuar apo suspenduar nga puna. Operacioni i fundit ndodhi 2 ditë pas zgjedhjeve në Turqi, ku presidenti Erdogan fitoi edhe një mandat e partia e tij me aleatët ruajti shumicën në parlament.
-
Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi
-
Turqia urdhëron arrestimin e më shumë se një mijë “gylenistëve”
-
Erdogan nuk fal, arrestohen edhe 150 ushtarë për grushtin e shtetit
-
Turqia arreston 70 oficerë ushtarakë të dyshuar për lidhje me Gulenin
-
Turqia lëshon urdhër-arreste edhe për mbi 240 persona