Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autoritetet britanike paralajmërohen për rrezikun nga ndryshimet klimatike

Autoritetet britanike që merren me përmbytjet duhet të përgatiten për më të keqën për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar Agjencia e Mjedisit.

Liderja e kësaj agjencie, Emma Howard Boyd, tha se me tendencat aktuale, temperatura globale mund të rritet mes 2C dhe 4C deri në vitin 2100 dhe një miliardë funte në vit do të duhet të shpenzohen për menaxhimin e përmbytjeve, transmeton KTV. Ajo tha se disa komunitete madje, mund të zhvendosen, për shkak të rrezikut të përmbytjeve.

Agjencia paralajmëron për reshje intensive shiu dhe erozion të vazhdueshëm bregdetar.