Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Uji i deteve sivjet katër gradë më i nxehtë se zakonisht

Në Plymouth të Britanisë së Madhe, shkencëtarët janë fort të shqetësuar me ngrohjen e oqeaneve.

Në portin e këtij qyteti, uji është 18 gradë celsius, katër gradë më i nxehtë se zakonisht, thotë ekologu Dan Smale.

“E kemi ditur gjithmonë se ndryshimet klimatike dhe ngrohja e oqeanit do të ishin stresues të mëdhenj të botës tonë detare. Por disi mendoja se do të duheshin edhe disa dekaga dhe jo tnai. Nëse temperaturat ngrihen në 22 gradë, atëherë do të jetë rrezik për speciet detare” (deklarata e parë në video).

Viti 2023 është duke thyer rekorde për temperaturën e sipërfaqes së Oqeanit Atlantik. Muaji maj i sivjetmë ka qenë më i ngrohti që prej majit të vitit 1850.

Janë dy arsye prapa kësaj ngrohje të oqeaneve: El Ninjo, fenomeni natyror i ngrohjes së oqeaneve dhe pluhurit të Saharës që vepron si mburojë, duke reflektuar në ujë rrezet e diellit.

Edhe Toka në territor të paeksploruar, rekordet e të nxehtit alarm global Botë Toka në territor të paeksploruar, rekordet e të nxehtit alarm global

Mirëpo për të matur temperaturën e ujit në nivel më të thellë, shkencëtarët nuk mund të mbështeten në pamjet satelitore.

“Satelitët janë të mirë për temperaturat në sipërfaqen e oqeanit. Mirëpo ajo që po bëjmë këtu është që të shohim se si është temperatura në thellësi të ndryshme”, thotë shkencëtari Steve Widdicombe

Temperaturat janë matur në tre dekadat e fundit, duke shpërfaqur rolin vital të oqeaneve në absorbimin e gati një të tretën e dyoksidit të karbonit që lirohet në atmosferë.

Widdicombe thotë se pijet e gazuara bëhen më pak pije të gazuara kur janë të ngrohta. Kështu ndodh edhe me oqeanet. Uji i ftohtë mund të mbajë më shumë gaz dhe nëse oqeanet ngrohen, nuk mund të mbajnë më gaz”.

Edhe ngrohja e oqeaneve ndikon rëndë në ekosistemin detar.

Edhe Temperatura rekorde edhe në oqean Botë Temperatura rekorde edhe në oqean

Shkencëtarët thonë se speciet nga Mesdheu veçse kanë nisur të shpërngulen nëpër Oqeanin Atlantik.

Shumë prej këtyre specieve detare priten edhe të zhduken shkaku i ngrohjes së deteve.