Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autori i masakrës së Merilendit u hakmor për publikim të fotos së tij në një rast përndjekje

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth sulmit të kryer në redaksinë e gazetës “Capital Gazette” në Merilend, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Jarrod W. Ramos, 38 vjeç. Dyshohet se ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrje pasi gazeta kishte publikuar fotot e tij për një rast përndjekje.

Agresori e kishte hedhur në gjyq për shpifje gazetën në vitin 2012, por doli i humbur, kështu që kishte vendosur të hakmerrej vetë. Ai kishte postuar një sërë deklaratash kritike në “Twitter” ndaj gazetës përgjatë këtyre viteve.

Ai i drejtohet gazetarit Eric Thomas Hartley me fjalët: “…oh thjesht vrit viten para se unë ta bëj (ligjërisht në gjykat”, shkruante autori në një tweet në vitin 2014.

Mediat amerikane raportojnë se ai ka qenë i armatosur me armë gjahu dhe granata kur nisi sulmin në redaksi.

Policia ia doli të identifikojë autorin duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës pasi ai kishte dëmtuar qëllimisht shenjat e gishtave. Uniformat ndërhynë në ndërtesën e tij në Laurel të Merliendit dhe me gjithë rezistencën e vunë në pranga.

Edhe 23 akuza ndaj të dyshuarit për sulmin ndaj një redaksie gazete në Maryland Botë 23 akuza ndaj të dyshuarit për sulmin ndaj një redaksie gazete në Maryland

Të pesë viktimat u identifikuan si Wendi Winters, 65 vjeç, Rebecca Smith, 34 vjeç, Robert Hiaasen, 59 vjeç, Gerald Fischman, 61 vjeç dhe John McNamara, 56 vjeç.

{gallery}