Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë akuza për vrasje ndaj sulmuesit në Maryland

Një burrë 38 vjeç, i akuzuar për vrasjen e pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në redaksinë e një gazete në Maryland të SHBA-së, u ngarkua me pesë aktakuza për vrasje.

Jarrod Tamos hapi zjarr pasditen e së enjtes në selinë e gazetës Capital Gazette në Anapolis.

Besohet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës kundër gazetarëve në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë dhe liderët politikë e dënuan sulmin.

Guvernatori i Maryland, Larry Hogan, tha se ndjehet "absolutisht i shkatërruar".

Policia tha se gazeta ka marrë kërcënime për dhunë në mediat sociale, përpara sulmit.