Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Jashtëm dënon sulmin ndaj “Capital Gazette”, ngushëllon familjet e viktimave

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin e armatosur ndaj të përditshmes amerikane “Capital Gazette”, me ç’rast u vranë pesë persona e dy të tjerë u plagosën, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Lajmi për vrasjen e 5 punonjësve të së përditshmes ‘Capital Gazette’ dhe plagosjes së dy të tjerëve përderisa ata ishin në vendin e punës ishte vërtetë shokues. Ky akt makabër ishte sulm ndaj lirisë së shprehjes si një vlerë fundamentale e demokracisë. Familjarëve të viktimave, përfaqësuesve të institucioneve dhe popullit amerikan i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Pacolli.