Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar sulmin, që ndodhi dje në Toronto, Kanada, kur një furgon ka shtypur në trotuar kalimtarët, duke vrarë 10 dhe plagosur 15 persona.
“Jam i tronditur, shpreh keqardhjen time të thellë dhe e dënoj ashpër sulmin e djeshëm në Toronto. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe Qeverinë kanadeze dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë kanadeze në këto çaste të vështira”, ka thënë ministri Pacolli.
Artikuj të ngjashëm