Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli dënon sulmin ndaj Ambasadës amerikane në Mal të Zi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin, që ndodhi mbrëmë vonë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, trasnmeton Koha.net.

“Dënoj me fjalët më të ashpra këtë sulm të ulët ndaj Institucioneve të aleatit dhe partnerit tonë strategjik, ShBA-së. Kosova mbetet e palëkundur pranë ShBA-ve dhe ofron ndihmën dhe bashkëpunimin në zhvillimin e hetimeve me institucionet përgjegjëse të Malit të Zi nëse kjo vlerësohet e nevojshme”, është shprehur ministri i Jashtëm Pacolli.