Së paku 25 persona kanë vdekur, pasi një autobus me 60 pasagjerë ka rënë nga një shkëmb në veriperëndim të Perus, kanë njoftuar autoritetet lokale raporton “CBS News”.
Autobusi, që i takon kompanisë Qorianka Tours, ishte nisur nga kryeqendra Lima dhe destinacion kishte Tumbesin, vend në kufi me Ekuadorin. Për shkaqe ende të paqarta doli nga rruga në afërsi të qytetit Organos, raporton policia e Perusë.
Një numër i pasagjerëve janë transportuar për trajtim në spitalet El Alto dhe Mancora.
Disa pasagjerë kishin rënë nga autobusi, ndërsa një numër ka mbetur i ngujuar brenda.
Aksidentetet e trafikut nuk janë të pazakonta në Peru. CBS News kishte raportuar se në vitin 2016 më tepër se 2600 persona humbën jetën në aksidente të tilla. Në vitin 2018, së paku 30 persona vdiqën kur një autobus ra nga një shkëmb.