Të paktën 24 persona kanë humbur jetën e 21 tjerë janë lënduar, pas aksidentimit të një autobusi në Peru, raporton BBC.
Autobusi po udhëtonte gjatë natës nëpër Ande mes qytetit Huancayo dhe Huanta, kur ra nga një lartësi 200 metra në një grykë.
Aksidentet me autobusë në Peru janë të zakonshme, veçanërisht gjatë natës dhe në autostradë që kalon nëpër male.
Shifrat zyrtare tregojnë se mbi 3300 persona kanë vdekur në aksidente trafiku në Peru vitin e kaluar.
Deri më tash autoritetet nuk kanë treguar se çfarë ka shkaktuar aksidentin e të dielës mbrëma. Autobusi kishte dal nga rruga dhe kishte përfunduar në grykën e njohur si Huaccoto.
Kryetari i një qyteti fqinj ka thënë se autostrada ku ndodhi aksidenti nuk është riparuar që kur u dëmtua nga rrëshqitjet e dheut një muaj më parë.
Edhe
20 të vdekur nga aksidenti i një autobusi në Peru
Banorët lokalë ishin të parët që shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën disa nga pasagjerët ende gjallë brenda autobusit. Ata thanë se autobusi kishte rënë në disa degë të cilat e ndaluan që të binte në një lum në afërsi.
Policia dhe zjarrfikësit arritën të dërgonin disa prej të mbijetuarve në spitalet në afërsi.