Të paktën 20 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Kolumbi, ku një autobus ra në një humnerë, raportoi “HindustanTime” të shtunën.
Aksidenti ndodhi në aksin që lidh qytetet Pasto dhe Cali, derisa u raportua se janë lënduar edhe 14 pasagjerë të tjerë.
Policia njoftoi se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit nga shoferi në një zonë të mjegullt.
Në vendin e ngjarjes dolën zjarrfikësit, autoambulancat dhe ekipet e tjera.
Artikuj të ngjashëm