Qeveria australiane do t’u ofrojë pasaportat dhjetë mijë qytetarëve të Hong-Kongut të cilët jetojnë në Australi.
Atyre do t’u lejohet që të aplikojnë për qëndrim të përhershëm edhe pas skadimit të vizave aktuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Scott Morrison beson se ligji i ri kinez i sigurisë në territorin gjysmë-autonom nënkupton se mbështetësit e demokracisë mund të përballen me persekutim politik.
Ministri në detyrë i Migracionit e ka bërë të ditur vendimin në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive.
Megjithatë, qeveria u kërkon qytetarëve të Hong-Kongut që dëshirojnë pasaportën australiane të aplikojnë për të kryer të gjitha testet për të dëshmuar se meritojnë këtë status të ri në shtetin nikoqir.
Austria ka vendosur javën e kaluar që të anulonte vazhdimin e traktatit të ekstradimit me Hong-Kongun dhe ka zgjatur afatin e vizave për banorët e Hong-Kongut nga dy në pesë vjet.