Australia pritet të vendosë rekord të numrit më të ulët të rasteve të konfirmuara në tre muajt e fundit.
Deri më tani janë raportuar vetëm 18 raste të reja. Shteti i Victorias – epiqendër e përhapjes së virusit në Australi – ka regjistruar 14 raste të reja të dielën, krahasuar me 21 sa u raportuan të shtunën.
Shifra kaq të ulëta për herë të fundit janë raportuar më 23 qershor. Melbourne, kryeqyteti i Victorias, është izoluar tash e disa javë dhe ka mbajtur orë policore gjatë mbrëmjeve. Mirëpo masat janë thyer nga qindra njerëz që në javët e fundit kanë protestuar kundër izolimit.
Ndërkaq autoritetet kanë mbrojtur vendimin e tyre, duke u arsyetuar me ngritjen e rasteve të reja në Evropë.
Artikuj të ngjashëm
-
Australia me rekord pozitiv, nuk shënon asnjë rast të infektimit me COVID-19
-
Zona e ngrohtë e Australisë s’raporton asnjë rast me COVID-19, për herë të parë që nga qershori
-
Australia regjistron ditën me më së shumti të vdekur nga koronavirusi
-
Australia rikthen izolimin për gjashtë javë
-
Nga nesër 6,6 milionë australianë futen në karantinë