Australia është deklaruar se do të blejë 20 avionë C-130 Hercules nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh, investim ky që pritet të rrisë ndjeshëm madhësinë e flotës së forcave ajrore.
Avioni i parë Hercules me katër motorë pritet të dorëzohet në vitin 2027 dhe do të zëvendësojë përfundimisht flotën e 12 avionëve Hercules, me të cilët Forca Ajrore Mbretërore Australiane aktualisht operon nga baza Richmond afër Sidneit, ka thënë ministri i Industrisë së Mbrojtjes, Pat Conroy.
Shtetet e Bashkuara dhe Australia aktualisht po kryejnë stërvitjen e tyre ushtarake dyvjeçare përgjatë bregut australian që këtë vit përfshin 13 vende dhe më shumë se 30 mijë trupa.
Artikuj të ngjashëm
-
Australia blen raketa nga SHBA-ja për 900 milionë dollarë
-
Me sytë nga Kina, SHBA-ja rrit forcat ushtarake në Australi
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontratë prej 7 miliardë dollarësh për luftanije
-
Gjermania planifikon të blejë edhe 15 avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja