Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Assadi rrit përpjekjet për të rrethuar enklavat e fundit

Qeveria siriane ka shtuar përpjekjet e saj për të rimarrë enklavat e fundit të opozitës, derisa kryengritësit përgatiten të tërhiqen nga njëra prej tyre.

Presidenti Bashar al-Assad shënoi një fitore të madhe këtë muaj duke rimarrë Gutan lindore, bastioni më i madh kryengritës pranë Damaskut, transmeton koha.net.

Ky ishte një ndër triumfet më të mëdha të regjimit të tij në luftën civile shtatëvjeçare. Ndërhyrja perëndimore nuk ka pasur deri tani asnjë ndikim, ndërsa kryengritësit vazhdojnë të dorëzohen në kuadër të marrëveshjeve në këmbim të braktisjes së territorit.

Rreth 5,000 persona, përfshirë 1500 kryengritës, pritet të nisen drejt veriut të Sirisë sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia.

Artikuj të ngjashëm