Koordinatori i posaçëm i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ai thotë se "sulme të pamëshirshme izraelite" janë duke u kryer në Gaza, teksa ka shtuar se askund nuk është e sigurt për civilët që t'i shpëtojnë bombardimeve.
Ai ka kërkuar që lufta të përfundojë sa më parë.
“Makthi në Gaza po intensifikohet. Skena të tmerrshme po shpalosen në Rripin verior mes konfliktit, sulmeve të pamëshirshme izraelite dhe një krize humanitare gjithnjë e më të përkeqësuar. Në Beit Lahia mbrëmë, thuhet se dhjetëra u vranë nga sulmet ajrore izraelite. Kjo pason javë të tëra operacionesh të intensifikuara që rezultuan në një numër të viktimave civile dhe mungesë pothuajse totale të ndihmave humanitare për popullsinë në veri. Askund nuk ka siguri në Gaza. Unë dënoj sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve. Kjo luftë duhet të përfundojë, pengjet e mbajtura nga Hamasi duhet të lirohen, zhvendosja e palestinezëve duhet të pushojë dhe civilët duhet të mbrohen kudo që janë. Ndihma humanitare duhet të ofrohet pa pengesa”, ka shkruar Wennseland.
Të paktën 87 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza të shtunën vonë.
LEXO EDHE:
-
Shefi i Fondacionit Humanitar të Gazës mbron operacionin pas vrasjes së qindra palestinezëve
-
OKB-ja e quan të papranueshme vdekjen e palestinezëve duke kërkuar ndihma në Gazë
-
Shefi i OKB-së: Mbi 400 mijë të bllokuar në Gazën veriore
-
OKB-ja kërkon hetim për vdekjen e qindra palestinezëve që po prisnin për ndihma
-
OKB-ja paralajmëron “situatë apokaliptike” në Gaza