Rreth 20 mijë derra janë asgjësuar në ditët e fundit, në një rajon verilindor të Bosnjës, derisa autoritetet lokale atje po përpiqen ta frenojnë përhapjen e një gripi shumë ngjitës të derrave, raporton agjencia AP.
Kryetari i komunës së Bijeljinas, Ljubisha Petroviq, i cili ka koordinuar veprimet për t'u marrë me krizën, ka bërë të ditur se kanë mobilizuar inspektorët veterinarë, mbrojtjen civile dhe anëtarët e grupeve të të rinjve për të ndihmuar në asgjësimin e kafshëve të infektuara.
Sëmundja e shkaktuar nga gripi afrikan i derrave nuk është e rrezikshme për njerëzit, por është fatale për derrat. Semberija është zona kryesore e Bosnjës për agrikulturë dhe përhapja e gripit ka të ngjarë të ndikojë rëndë në jetesën e fermerëve të saj.
-
Reshje të mëdha të borës në Bosnjë, vdes një grua
-
11 të vdekur nga zjarri në një shtëpi pleqsh në Tuzëll, dorëhiqet drejtori
-
Për shkak të gripit të shpezëve, Kosova ndalon importin e shpezëve nga Italia
-
Kapen në Leposaviq mbi 220 kg mish derri i kontrabanduar nga Serbia
-
Kosova ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të derrit nga Serbia