Një 50-vjeçar në Serbi është arrestuar në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka konfirmuar Prokuroria në Beograd.
I arrestuari pati shkruar në rrjete sociale, ndër të tjera se “është koha që një Gavrilo Princip (vrasësi i Franz Ferdinandit) të shtijë në kokën e okupatorit Christopher Hill”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale të kërcënimit të personit nën mbrojtje ndërkombëtare.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.