Njëri ndër personat më të kërkuar nga FBI-ja, Yaser Abdel Said është arrestuar sot pa ndonjë inicident, në Justin TX, raportoi CNN-i.
Said ishte vendosur në listën e të kërkuarve në dhjetor të vitit 2014 pas vrasjes së vajzave të tij, Amina dhe Sarah, në vitin 2008.
Në vitin 2008, Said i kishte marrë dy vajzat e tij, 18–vjeçaren Amina, dhe 17–vjeçaren Sarah, në vozitje me taksin e tij. Disa orë më vonë, trupat e vajzave u gjetën me plagë plumbash. Derisa policia e gjeti veturën, dy motrat kishin vdekur dhe Said ishte zhdukur, bashkë me armën dhe kursimet e tij.
Urdhër-arresti ishte lëshuar më 2 janar 2008, bazuar në hetimet nga Departamenti i Policisë Irving, më për vrasje të shumëfishtë e shkallës së parë.
-
Burri që po gjykohet për vrasjen e dy vajzave të tij në Teksas, mund edhe t’i ketë abuzuar
-
Rrugëtimi 13-vjetësh në kërkim të gazetarit amerikan të rrëmbyer në Siri
-
Kapet në Angli një nga personat më të kërkuar nga FBI
-
Amerikani i liruar nga rebelët në Siri, dërgohet në Jordani
-
“Një milion dollarë shpërblim kush jep informacione për gazetarin e zënë rob në Siri”