Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet një person pas zjarrit të madh në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Një burrë është arrestuar pasi një zjarr i madh dëmtoi rëndë dhomat e Parlamentit në qytetin Cape Town të Afrikës së Jugut.

I dyshuari, i cili nuk është punonjës i parlamentit, do të dalë në gjykatë të martën, duke u përballur me akuzat për zjarrvënie, thyerje shtëpie dhe vjedhje, ka thënë policia.

Zjarrfikësit punuan për orë të tëra për të shuar flakët.

Presidenti Cyril Ramaphosa e quajti atë një "ngjarje të tmerrshme dhe shkatërruese", pasi ai u zotua se puna e Parlamentit do të vazhdojë.

Zyrtarët thonë se zjarri filloi në zyrat e katit të tretë dhe u përhap shpejt në dhomën e Asamblesë Kombëtare (dhoma e ulët e parlamentit).

Parlamenti aktualisht është në pushime dhe nuk ka pasur të lënduar.