Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti afrikan u dëmtua nga një zjarr, sistemi i alarmit nuk po funksiononte

Disa masa të sigurisë nga zjarri nuk ishin vendosur në parlamentin e Afrikës së Jugut në Cape Town, i cili u dëmtua rëndë nga një zjarr këtë muaj, thotë një raport.

Raporti nga Shërbimet e Zjarrfikësve të Qytetit të Cape Town tha se spërkatësit e zjarrit nuk ishin aktivizuar gjatë zjarrit.

Sistemi i alarmit nuk funksionoi dhe dyert që supozohej të ndihmonin në parandalimin e përhapjes së zjarrit, mbaheshin të hapura me shul.

Një 49-vjeçar është arrestuar lidhur me këtë rast. Avokati i tij thotë se ai është i pafajshëm.

Zjarri, i cili shpërtheu të dielën, u kontrollua vetëm pas dy ditësh. Ai shkaktoi dëme të mëdha në Asamblenë Kombëtare, ose dhomën e poshtme, si dhe në seksione të tjera të ndërtesës. Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Pwr fat tw mirw, askush nuk u lëndua.

Në raport, komandanti i divizionit të Shërbimeve të Zjarrfikësve në Cape Town, Wayne Visser, thotë se spërkatësit e zjarrit në ndërtesë u shërbyen për herë të fundit në vitin 2017, në kundërshtim me protokollet e sigurisë nga zjarri që përcaktojnë se pajisjet duhet të servisohen çdo tre vjet.

Edhe Zjarri shkatërrues ringjallet në Parlamentin e Afrikës së Jugut Botë Zjarri shkatërrues ringjallet në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Departamenti i zjarrfikësve nuk mori asnjë sinjal nga dhomat e vjetra apo të reja të parlamentit gjatë flakëve, thuhet në raport.

I dyshuari i arrestuar, Zandile Christmas Mafe, doli në gjykatë të martën, por seanca u shty.

Shtëpitë e Parlamentit në Cape Town përbëhen nga tre seksione, me më të vjetrat që datojnë nga viti 1884. Seksionet më të reja të ndërtuara në vitet 1920 dhe 1980 strehojnë Asamblenë Kombëtare.