Një zjarr i madh është ndezur në dhomat e Parlamentit në kryeqytetin legjislativ të Afrikës së Jugut, Cape Town.
Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar.
Zjarri vjen disa orë pas funeralit shtetëror të kryepeshkopit Desmond Tutu në Katedralen e Shën Gjergjit, pranë Parlamentit, i cili u mbajt të shtunën.
“Çatia ka marrë flakë dhe ndërtesa e Asamblesë Kombëtare është gjithashtu në flakë”, ka thënë një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të qytetit për agjencinë e lajmeve AFP.
“Zjarri nuk është nën kontroll dhe janë raportuar çarje në muret e ndërtesës”, shtoi ai.
Megjithatë, sipas raportimeve, nuk ka asnjë të lënduar përveç disa dëmeve materiale.
Artikuj të ngjashëm
-
Parlamenti afrikan u dëmtua nga një zjarr, sistemi i alarmit nuk po funksiononte
-
Zjarri shkatërrues ringjallet në Parlamentin e Afrikës së Jugut
-
Arrestohet një person pas zjarrit të madh në Parlamentin e Afrikës së Jugut
-
Zjarri shkatërron objekte historike në Cape Town
-
Eskalojnë protestat në Nepal, i vihet flaka ndërtesës së parlamentit