Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet në Itali një prej bosëve të mafies ”Ndranghetas”

Romë, 6 prill – Një prej bosëve të ”Ndranghetas, mafies kalabreze, i cili ndodhej në arrati që prej vitit 2016, u arrestua në Kalabri, njoftoi sot policia italiane, transmeton atsh raportimin e DPA-së.

”Giuseppe Pelle, 57 vjeç, u gjet gjatë natës në një shtëpi në Kondofuri, qytet i vogël pranë maleve Aspromonte”, shtoi policia italiane.

“Ky është një arrestim i rëndësishëm pasi Pelle ishte mes atyre që morën vendime strategjike për Ndrangheta”, deklaroi prokurori Gaetano Paci.

Pelle duhet të vuajë dënimin prej më shumë se dy vitesh, pasi u shpall fajtor për anëtarësim në organizatë mafioze dhe zhvatje.

”Ndrangheta” është aktualisht grupi më i fuqishëm mafioz në botë duke ia kaluar edhe mafias siçiliane ”Cosa Nostra”.

Ajo është kontrabanduesja më e madhe e kokainës në Europë.

Artikuj të ngjashëm