Një 22-vjeçar është akuzuar për 12 vepra terrorizmi në Britani. Andrew Dymock u arrestua në qytetin Bath, pas hetimit nga policia kundër terrorizmit për aktivitetet e dyshuara në internet
Dymock ishte përkrahës i madh i ekstremit të djathtë.
Akuzat përfshijnë pesë vepra të nxitjes së terrorizmit, transmeton KTV. Ai gjithashtu është akuzuar për katër vepra penale për përhapjen e publikimeve terroriste, dy akuza të mbledhjes së fondeve për qëllime terroriste dhe një akuzë të posedimit të materialit që mund të përdorët nga një terrorist.
Autoritetet britanike të sigurisë po kritikohen për masat e tyre ndaj terrorizmit.
Së fundmi, BBC raportoi se terroristi i London Bridge, Usman Khan, mori pjesë në dy programe kundër-terrorizmit, që nuk janë testuar plotësisht për të parë nëse ato janë efektive.
-
Arrestohen tetë të dyshuar për terrorizëm në Angli
-
Arrestohet një 16-vjeçar në Londër nën dyshime për terrorizëm
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit
-
Del para gjyqit i akuzuari për sulmin me thikë në trenin drejt Londrës