Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen rreth 50 persona në Bjellorusi, kundërshtuan Lukashenkon

Rreth 50 persona janë arrestuar gjatë së dielës në Minks të Bjellorusisë pasiqë kishin dalë në protestë kundër presidentit të vendit, Aleksandër Lukashenko. Sipas njoftimit të Reuters, protestuesit u “përplasën” me policinë ndërsa Lukashenko kishte marrë vendim ditë më parë, që çdo protestë që organizohet kundër tij, të “shtypet”.

Presidenti Lukashenko është kontestuar tash e disa muaj nga opozita e vendit duke u akuzuar se ka manipuluar procesin e fundit zgjedhor.