Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armët tejkalojnë aksidentet si shkak kryesor i vdekjeve në SHBA

Vdekjet nga armët e zjarrit kanë kaluar ato nga aksidentet në komunikacion si shkaku më i madh i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një studimi të ri, raporton CNN.

Studimi gjeti se vetëvrasjet llogariteshin për shumicën e vdekjeve nga armët e zjarrit – dhe numri i këtyre vdekjeve është rritur.

Numri i vetëvrasjeve nga armët u rrit nga më pak se 19 mijë më 2009 në mbi 24 mijë më 2018. Përgjatë 10 vjetëve të studiuara, raca e bardhë përbënin shumicën e vdekjeve të lidhura me vetëvrasjen.

Kurse, shumica e vdekjeve nga armët e zjarrit ishte raca e zezë.

U gjet se Hawaii ka shkallën më të ulët të vdekjeve me armë, kurse nga ana tjetër Mississippi ka shkallën më të lartë.