Derisa vrasjet masive tërheqin shumicën dërrmuese të vëmendjes, më shumë se gjysma e rreth 45 mijë vdekjeve vjetore me armë zjarri në Amerikë janë nga vetëvrasja. Të shtënat masive, të përcaktuara si vdekje e katër ose më shumë personave, pa përfshirë atë që ka qëlluar, kanë vrarë nga 85 në 175 njerëz çdo vit, gjatë dekadës së fundit
Mes serisë së të shtënave masive që janë bërë jashtëzakonisht të zakonshme në Amerikë, realiteti i shkallës marramendëse të vrasjeve shpesh mund të shihet më qartë në vdekjet që nuk janë kurrë lajme kombëtare.
Shembull i kësaj jave ishte Çhicago. Të hënën një person nga çatia e shtëpisë hapi zjarr ndaj turmës së mbledhur për paradën e Ditës së Pavarësisë, në periferi të Çikagos, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pak e folur për të, Policia e Chicagos thotë se 68 persona u qëlluan në qytet mes të premtes në orën 6 pasdite dhe pak para mesnatës të hënën. Tetë prej tyre vdiqën.
Krejt dhuna me armë në Amerikë lidhet me mosmarrëveshjet në dukje të zakonshme, që dalin jashtë kontrollit dhe dikush shkon për të marrë armë. Shpesh, viktima dhe vrasësi njihen me njëri-tjetrin. Ata janë bashkëpunëtorë dhe të njohur, vëllezër e motra dhe fqinj. Ata vriten në fshatra bujqësore, qytete të vogla dhe qytete të mbushura me njerëz.
Ata janë njerëz si David Guess, 51-vjeçar, nga një qytet i vogël, baba i katër fëmijëve, i cili kishte luftuar me varësinë, dhe që policia thotë se u qëllua nga një i njohur dhe u hodh në një pyll të Alabamas, pranë një vendi të quajtur, Chicken Foot Mountain.
Vrasja e tij tërhoqi pak vëmendje jashtë zonës rurale të Alabamës veriore, ku Guess u rrit dhe më vonë punoi si mekanik dhe shofer kamioni. Por vdekja e tij shkatërroi shumë jetë.
"Ka qenë absolutisht shkatërruese" për familjen Guess, tha vëllai i tij, Daniel Guess. Babai i tyre 72 vjeçar, Larry, tani rrallë largohet nga shtëpia e tij dhe shpesh nuk ngrihet nga shtrati.
Danieli, nuk humbi vetëm vëllain e tij nga të shtënat.
“Kam humbur babanë tim gjithashtu”, tha ai. "Po vret babanë tim".
Vend vrasës
Krahasuar me pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, Amerika është një vend vrasës. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se shkalla e vrasjeve në SHBA është tri herë më e madhe se ajo e Kanadasë, pesë herë më e madhe se e Francës, 26 herë më e madhe se e Japonisë. Sipas disa studimeve, sot në Amerikë ka më shumë armë sesa njerëz.
Por, nëse amerikanët shpesh i shohin rrugët e vendit si skena gjithnjë e më të rrezikshme të vrasjeve masive publike, realiteti është më i ndërlikuar.
Derisa vrasjet masive tërheqin shumicën dërrmuese të vëmendjes, më shumë se gjysma e rreth 45 mijë vdekjeve vjetore me armë zjarri në Amerikë janë nga vetëvrasja. Të shtënat masive, të përcaktuara si vdekje e katër ose më shumë personave, pa përfshirë atë që ka qëlluar, kanë vrarë nga 85 në 175 njerëz çdo vit, gjatë dekadës së fundit.
Plus, derisa vrasjet me armë në Amerikë u rritën në mënyrë të ashpër në vitin 2020, statistikat e fundit tregojnë se ato po zvogëlohen këtë vit në shumë qytete.
Gjërat më të komplikuara: Të dhënat për vrasjet me armë zjarri janë mjerisht të paplota, me pak më shumë se 60% të agjencive të zbatimit të ligjit të vendit, që raportojnë statistikat e krimit në bazën e të dhënave kombëtare të FBI-së.
"Mungesa e të dhënave tona, të të shtënave është shkatërruese, për të kuptuar tendencat e dhunës me armë", tha Jeff Asher, një analist i të dhënave dhe bashkëthemelues i firmës AH Datalytics, e cila krijon bazën e saj të të dhënave të krimit, për të provuar të kapërcejë disa nga këto mangësi. “Kjo është një çështje e qeverisë, por qytetarët janë të detyruar të zhvillojnë rrugëdalje” për të krijuar një pamje më të qartë të asaj që po ndodh.
Përdorimi i armëve
Derisa FBI-ja mbledh të dhëna të krimit mbarëkombëtar, pjesëmarrja është vullnetare në nivel federal dhe mijëra agjenci të zbatimit të ligjit nuk dërgojnë asgjë ose informacion të pjesshëm. Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, bëjnë një numërim të kujdesshëm të vrasjeve, por të dhënat e tyre për çdo vdekje janë të kufizuara.
Pra, kur politikanët debatojnë nëse pushkët e stilit AR-15 shpien në më shumë vrasje, ose nëse karikatorët e zgjeruar që mbajnë më shumë plumba shpien në më shumë vdekje, askush nuk është vërtet i sigurt. Statistikat e CDC për vitin 2020, për shembull, tregojnë se autoritetet e dinë se çfarë lloj arme është përdorur në vetëm 24% të vdekjeve nga armët e zjarrit.
Gati një e treta thanë se nuk mund të shkojnë askund pa u shqetësuar se do të jenë viktimë e një të shtëne masive, sipas sondazhit të vitit 2019 nga Shoqata Psikologjike Amerikane. Gati një e katërta thanë se kanë ndryshuar mënyrën e jetesës për të shmangur të shtënat masive, ndonjëherë duke shmangur ngjarjet publike, qendrat tregtare dhe kinematë.
Por a kanë ata frikë nga gjërat e gabuara?
“Mbulimi u ka dhënë njerëzve përshtypjen se gjërat janë ndryshe sot, se ne kurrë nuk i kemi përjetuar vërtet këto (vrasje masive) më parë. Por ne i kemi përjetuar. Është më e zakonshme tani, por është ende jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e rrallë”, tha James Alan Fox, një kriminolog në Universitetin Northeastern, i cili ka gjurmuar vrasjet masive që nga viti 2006, së bashku me Associated Press dhe USA Today.
Ndërkohë mund të përcaktojë se çfarë faktesh ka për t'iu përshtatur qëllimeve të tyre.
Mbulimi i medias
Mbulimi tejet emocional i lajmeve ka kontribuar në frikën, beson ai, me dërrmim, me mbulim të drejtpërdrejtë dhe raporte që ndërthurin të shtënat masive, ku plagosen shumë njerëz, me vrasjet masive. Vetëm 5% e të shtënave masive përfundojnë me katër ose më shumë njerëz të vdekur, tha ai", “dhe vetëm një e katërta e tyre janë në shkolla, kisha dhe vende publike si kjo".
Fox nuk e minimizon tmerrin e vrasjeve masive apo dhimbjen që ato u shkaktojnë viktimave, familjeve dhe komuniteteve. Por shqetësohet se reagimet e Amerikës, stërvitjet aktive me gjuajtje, për shembull, dhe shkollat të ngjashme me bunkerin, prodhojnë frikë të madhe dhe burime të pashpenzuara.
Ato gjithashtu u japin njerëzve përshtypjen e gabuar se si po vdesin amerikanët. Shumica e vrasjeve, thotë ai, janë një person që vret një tjetër.
Dhe një gjë është e sigurt: Nuk keni dëgjuar kurrë për shumicën e këtyre viktimave të të shtënave.
Ata janë njerëz si, Oneil Anderson, berberi i Love Cuts në Miami Gardens, Florida, i cili sipas policisë u vra para dyqanit të tij në mars, siç thuhet nga një ish-klient. Është pastaj Leslie Bailor, burri i së cilës dyshohet se e qëlloi atë në mënyrë të përsëritur brenda shtëpisë së tyre, në Pensilvaninë qendrore, në prill dhe më pas thirri policinë. Ajo kishte vdekur kur mbërritën. Është 18-vjeçarja Jailyn Logan-Bledso, e cila u qëllua dhe u vra dy javë më parë në një pikë karburanti, jashtë Çikagos nga dy burra që ia vodhën makinën dhe u zhdukën.
Më 26 qershor policia e Atlantës thotë se Brittany Macon, një punonjëse 26-vjeçare në një dyqan sandviçësh në Subway, u qëllua dhe u vra kur një klient u zemërua dhe hapi zjarr. Ai plagosi gjithashtu edhe një punonjës tjetër. Policia tha se klienti ishte i zemëruar që kishte shumë majonezë në sandviçin e tij.
Vrasjet shpesh janë të lidhura me qytete të mëdha si Çikago, ku policia thotë se shumica e vrasjeve kanë njëfarë lidhjeje me rivalitetet e bandave, të cilat vitet e fundit shpesh acarohen në mediat sociale përpara se të derdhen në rrugë. Por derisa shkalla e vrasjeve në Çikago është e lartë, me afro 800 vrasje në qytetin me 2.7 milionë banorë vitin e kaluar, shkalla e tij për banorë është më e ulët se shumë qytete më të vogla.
Vdekjet me armë janë larg nga të qenit e një fenomeni të qytetit të madh. Gati 30% e të gjitha vdekjeve me armë në vitin 2020 ishin në qytete më të vogla dhe pjesë rurale të vendit, sipas CDC. Gjysma ishin në qytetet e mëdha dhe periferitë e tyre, me rreth 20 për qind në qytetet dhe qarqet e mesme.
Përktheu: Forca Jashari